Lavrov: Ne vlerësojmë qëndrimin e balancuar të Ligës Arabe për luftën në Ukrainë

Lavrov: Ne vlerësojmë qëndrimin e balancuar të Ligës Arabe për luftën në Ukrainë

Sergei Lavrov

Rusia vlerëson pozicionin e balancuar të vendeve anëtare të Ligës Arabe për situatën në Ukrainë. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov në një takim me të dërguarit e vendeve anëtare në Kajro, raporton Tass. 

"Ne vlerësojmë pozicionin e balancuar, të drejtë dhe të përgjegjshëm të anëtarëve të Ligës Arabe," tha ai, duke kujtuar se një grup kontakti i Ligës Arabe vizitoi Moskën në prill për të diskutuar këtë çështje. "Ne jemi të hapur për të vazhduar dialogun me miqtë tanë në Ligën Arabe dhe në pjesë të tjera të botës. Nuk kemi asgjë për të fshehur", theksoi Lavrov.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulmi në Odesa, marrëveshja e grurit në rrezik! Lavrov po kërkon aleatë në Afrikë, turi i vizitave nis me Egjiptin


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’