Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën.

Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse Rusia sulmohet, do të ketë hakmarrje me të gjitha mjetet ushtarake.

"Ne nuk do të sulmojmë asnjë pjesë të Europës. Nuk kemi absolutisht asnjë arsye për ta bërë këtë. Dhe nëse Europa zgjedh të materializojë kërcënimet e saj për t'u përgatitur për luftë kundër nesh dhe fillon të sulmojë Rusinë, presidenti tha se nuk do të jetë një operacion ushtarak special nga ana jonë, por një përgjigje ushtarake në shkallë të plotë me të gjitha mjetet ushtarake në dispozicion në përputhje me dokumentet doktrinare mbi këtë çështje", tha Lavrov në një intervistë

Në konferencën për shtyp në fund të dhjetorit 2025, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk është në luftë me Perëndimin, por është Perëndimi ai që po lufton kundër Rusisë nëpërmjet nacionalistëve ukrainas.

Ai vuri në dukje më parë se Rusia nuk ka dashur kurrë të luftojë kundër Evropës. Për Putin, nëse Europa zgjedh të nisë një luftë kundër Rusisë, nuk duhet të ketë dyshime se Rusia është gati të hakmerret menjëherë.

Kujtojmë se ditën e sotme, Komisioni Europian propozoi paketën e 20-ë të sanksioneve ndaj Moskës, ku vihet re se po planifikohet edhe sanksionimi i porteve të vendeve të treta, të cilat shërbejnë për eksportimin e naftës ruse.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës: Trupat ruse po përparojnë në Pokrovsk

1770660619_ryf8idsiui.png

Forcat ruse po përpiqen të përparojnë në qytetin e Pokrovskut në Ukrainën lindore.

Sipas mediave të huaja, shtabi i përgjithshëm i Kievit tha se forcat e tij ende mbajnë pjesën veriore të qytetit dhe po mbrojnë qytetin më të vogël të Myrnohrad aty pranë.

Çdo rënie e mundshme e Pokrovskut do të shënonte pushtimin më të madh të Rusisë në fushën e betejës, që nga pushtimi i qytetit lindor të Avdiivkës në fillim të vitit 2024.

Moska pretendoi se kishte pushtuar Pokrovskun në fund të vitit të kaluar, gjë që Ukraina e mohoi.

Hulumtuesit ukrainas të burimeve të hapura, DeepState, thanë se këmbësoria ruse ka lëvizur në pjesën veriore të Pokrovskut dhe është përpjekur të vijojë më tej drejt fshatit të afërt Hryshyn.

Që nga fillimi i vitit 2023, analistët thonë se Rusia ka pushtuar rreth 1.3% të territorit të Ukrainës.

Ora 17:28
Paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë, BE planifikon të ‘godasë’ edhe portet e vendeve! Zbardhet strategjia

1770654536_zsryii.png

Komisioni Evropian ka propozuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, paketa e sanksioneve, e cila është e 20-a që nga fillimi i luftës, synon energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë ruse.

Për herë të parë, paketa përfshin sanksione mbi portet e vendeve të treta.

Portet e Kulevi-t në Gjeorgji dhe Karimun-it në Indonezi janë vënë në shënjestër të sanksioneve të BE-së, për trajtimin e eksporteve të naftës ruse.

Ndërkohë, 42 anije të reja, kryesisht cisterna nafte në flotën në hije të Rusisë, janë përfshirë në listën e sanksioneve.

Gjithashtu, ka propozime për të hequr sanksionet ndaj dy bankave kineze dhe për të shtuar banka nga Laosi, Taxhikistani dhe Kirgistani për ofrimin e shërbimeve të kriptoasetit në Rusi.

Ora 15:38
Kryebashkiaku Klitschko: Më shumë se 600 mijë ukrainas janë zhvendosur në Kiev nga lindja dhe jugu i vendit

1770648002_Screenshot2.png

Vitaliy Klitschko thotë se afërsisht 600,000 ukrainas janë zhvendosur në Kiev nga lindja dhe jugu i Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Klitschko shtoi se refugjatët mbërritën për shkak se “siguria” e Kievit ishte më e lartë se në rajonet lindore dhe jugore.

"Kievi është i mbrojtur nga mbrojtja ajrore më mirë se qytetet e tjera", tha kryebashkiaku Klitschko.

"Pika e dytë, ne ofrojmë shërbimet më të mira, kujdes mjekësor, arsim dhe një spektër të tërë shërbimesh, gjë që është shumë e rëndësishme", shtoi ai.