Sabotimi në Nord Stream 1 dhe 2, i ndodhur shtatorin e kaluar, ishte një “akt terrorizmi” jo vetëm kundër Rusisë, por edhe kundër Gjermanisë, e cila u poshtërua. 

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit me mediat e huaja të akredituara në Moskë. 

Ministri vuri në pikëpyetje veprimet e SHBA-ve duke thënë se “ata duan të zgjidhin jo vetëm çështjen ruse, por edhe atë gjermane, në mënyrë që Berlini të mos ketë më kurrë një rol” në skenën ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit