Grupi i takimeve trilaterale për zgjidhjen e konfliktit, që përbëhet nga përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e ka pasur të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për këtë çështje pas një sërë takimesh të zhvilluara gjatë kësaj jave.
“Bisedimet e grupit të sigurisë janë mbajtur peng disi për shkak të pavendosmërisë së përfaqësuesve të qeverisë ukrainase”, deklaroi Lavrov për gazetarët pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në Kuala Lumpur.
“Sipas nesh, kjo situatë duhet të kapërcehet”, shtoi Lavrov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
“Ka shpresa se do të gjenden zgjidhjet e duhura për problemet që po hasen në tërheqjen e armëve me kalibër më pak se 100 milimetra dhe të trupave ushtarake nga Shyrokyne”, shtoi ai.
Lavrov është në kryeqytetin malajzian në një mbledhje të ministrave të Jashtëm nën mbrojtjen e Organizatës së Vendeve të Azisë Juglindore
Marrë nga ATSH
( b.h/Shqiptarja.com )