Lavrov: Vendet perëndimore zbatojnë standard të dyfishtë për DAESH

Lavrov: Vendet perëndimore zbatojnë standard të dyfishtë për DAESH

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov mbajti të mërkurën në Moskë një konferencë të përbashkët me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar.

Lavrovi kërkoi heqjen dorë nga aplikimi i standardit të dyfishtë në lidhje me problemin në Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe aleatët e tyre zbatojnë standard të dyfishtë në lidhje me organizatën DAESH, e cila bën pjesë në listën e grupeve terroriste të Kombeve të Bashkuara.

Partnerët tanë perëndimorë përpiqen të arrijnë objektivat e tyre gjeopolitike në lidhje me Afganistanin duke shfrytëzuar këtë grup terrorist (DAESH)”, vlerësoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se Moska do të vazhdojë ta ndihmojë ushtrinë afgane për të vendosur sigurinë në vend.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Jaishankar tha se Afganistani duhet të jetë një vend i pavarur dhe me stabilitet.

“Të ardhmen e Afganistanit mund ta përcaktojë populli afgan”, shtoi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë