Lavrov: Washingtoni s’e fsheh aspiratën e tij për të vënë në sherr Moskën me Pekinin. Dy vendet në 'Muaj mjalti'

Lavrov: Washingtoni s’e fsheh aspiratën e tij për të vënë në sherr Moskën me Pekinin. Dy vendet në 'Muaj mjalti'

Në një artikull për një reviste ruse, shefi i diplomacisë ruse tërheq vëmendjen se abuzimi i sanksioneve dhe i statusit të dollarit janë bërë “rregull” në ekonomi.

Duke argumentuar se SHBA-ja është duke bërë përpjekje intensive për të përdorur aleatët e saj kundër Rusisë, Lavrovi nënvizon se administrata e Washingtonit po tenton me kokëfortësi që të mobilizojë partnerët e saj për të krijuar ndarje mes Rusisë e Kinës.

“SHBA, e cila dëshiron të prishë dhe minojë marrëdhëniet shumëpalëshe dhe strukturat e integrimit rajonal që zhvillohen jashtë kontrollit të saj në rajonet e Euroazisë dhe Azipaqësorit, nuk e fsheh aspiratën e saj për të futur në sherr Moskën dhe Pekinin”, shkruan ai mes rreshtave të artikullit.

Pasi vë në pah se Washingtoni ka vënë në rrezik të gjitha marrëveshjet në fushën e kontrollit të raketave bërthamore duke u tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), Lavrovi potencon gjithashtu se SHBA-ja ka filluar edhe aktivitetet për të vendosur armë në hapësirë.

Kina dhe Rusia kanë kohë që kërkojnë nga njëra tjetra të kalojnë sëbashku 'vite mjalti'.

Në 17 shtator, në Shën Petersburg të Rusisë u mbajt takimi i 24-t i Kryeministrave Kinë-Rusi. Ky takim u bashkëdrejtua nga kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij rus Dmitry Medvedev.

Të dy palët u shprehën se marrëdhëniet dypalëshe janë në nivelin e tyrë më të mirë dhe kanë hyrë në epokën e re. Ata e vunë theksin tek përpjekje për shtimin e vëllimit tregtar kino-rus, për të arritur objektivin e dyfishimit të vëllimit tregtar dypalësh.

"Do të nxitim bashkëpunimin në fushën tekniko-shkencore. Dy palët kanë krijuar një fond të përbashkët kino-rus për studime shkencore. Dëshirojmë që çdo vend të ruajë epërsitë e veta në studimet bazë dhe aplikimet, duke nxitur bashkëpunimin në fushën tekniko-shkencore," theksoi kryeministri Li.

Pas përfundimit të takimeve, ata nënshkruan "Deklaratën e Përbashkët të Takimit të 24-t me Afat të Përcaktuar mes Kryeministrave Kino-rus", duke dëshmuar nënshkrimin e mbi 10 dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh në fushat e investimeve, ekonomiko-tregtare, bujqësore, të energjisë bërthamore, aeronautikës, tekniko-shkencore, të ekonomisë digjitale etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë