Lawrence i jep fund me Chris
Martin, shkaku Gwyneth Paltrow

Ishte e bukur për aq sa zgjati...Duket se historia e zjarrtë e dashurisë e nisur mes aktores Jennifer Lawrence dhe vokalistit të grupit “Coldplay”, Chris Martin ka përfunduar.



Sipas mediave të huaja shkak për këtë ndarje është bërë një drekë familjare që Martin ka konsumuar me ish-bashkëshorten e tij Gwyneth Paltrow dhe dy fëmijët e tyre.

Në vetëm një javë pas kësaj dreke, Lawrence duket se nuk e ka duruar këtë mbledhje dhe ka vendosur ti japë fund marrëdhënies së tyre.



Ajo është shprehur se është e lodhur duke parë Martin duke luajtur “familjen e lumtur” me ish bashkëshorten e tij.



Kështu pas vetëm 4  muaj lidhje ajo ka vendosur ti japi fund historisë së vrullshme të dashurisë.

Ndërkohë vetëm pak ditë pas këtij vendimi është fotografuar e buzëqeshur në Los Angelos.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

1/4
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para