Një sasi prej 981 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa u gjet në papafingon e banesës së Maliq Bejkos, ndërsa policia sekustroi dhe dy automjetet që ndodheshin në oborrin e banesës. Bejko ka mundur të arratiset nga fshati dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Sasia e drogës ishte futur në 55 thasë të mëdhenj dhe e bërë gati për të dalë në shitje, ndërsa atij në banesë iu gjet dhe një armë autoamatike.
Po në Lazarat në një banesë tjetër u zbulua një bazë ku prodhohej vaj hashashi dhe përpunohej marijuana në formë çokollate. Po kështu u sekuestrua makineria që prodhonte çokollatën dhe vajin e hashashit, 3 litër vaj hashashi, dhe format që bëhej droga çokollatë. 82 kilogram marijuanë, e ndarë në 7 thasë u gjet edhe në papafingon e 62-vjeçari Ismail Buci, i cili u prangos nga policia.
Ndërkohe sasia tjeter e lendes naroktike u gjet në banesat e banorëve të zonës që iu nënshtruan kontrolleve gjatë këtij operacioni anticanabis që ka hyrë në ditën e tij të 13.
Deri më tani 34 persona janë arrestuar në Lazarat në kuadër të këtij operacioni, të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone. Në prangat e policisë kanë përufunduar edhe tre gra të cilat janë dënuar më herët nën akuzën e kultivimit të lëndës narkotike.
...
Ndërkaq ditën e djeshme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, është bërë e mundur zbulimi dhe asgjësimi të një sasie prej rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjithashtu edhe një automjet.
Nga kontrollet e ushtruara në 787 banesa në total janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.
Kontrollet në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme nga Policia e Shtetit.
Gjatë ditës së datës 27.06.2014, nga kontrollet e ushtruara është bërë e mundur:
- gjetja e një sasie prej mbi 4 ton e 415.7 kg marijuanë
- sekuestrimi i 24 armë zjarri automatikë
- sekuestrimi i 5 armë zjarri pushkë
- sekuestrimi i 1 mitroloz i lehtë dhe 1 mitroloz i rëndë
- sekuestrimi i 1 armë zjarri pistoletë
- sekuestrimi i 2 pushkëve të vjetra
- sekuestrimi i 3 armëve të gjahut çifte dhe 2 shotgan
- sekuestrimi i 11903 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 24 krëhra fishekësh
- sekuestrimi i 930 copë kapsolla detonatore
- është sekuestruar 1 kallëp tritol, 93 granata dhe 97 ndezësa
- është sekuestruar 30 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës.
- është sekuestruar 1 automjet
- janë sekuestruar 2 pajisje për presimin e lëndës narkotike
- janë sekuestruar 2 radio transmetuese
- Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 30 banesave dhe një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
- Me daten 27.06.2014,rreth ores 21.00,Forcat e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ismail Myslim Buci, vjeç 61, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në papafingo iu gjetën e u sekuestruan 7 thasë plastikë të mbushur me Mariuanë me peshë totale 82.125 kg.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie mbi 62 ton e 515 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 401 armë zjarri automatikë (312) dhe pushkë (89),
- 25 pistoleta,
- 2 snajper,
- 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 26 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës,
- 7 armë të vjetra, si dhe 27 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
- janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 221.737 fishekë të llojeve të ndryshme, 1158 kallëpë tritol, 718 granata, 360 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3539 kapsolla detonatore, 1234.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 593 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
- janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 37 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
- janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
- janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
- është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
- 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
- nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
- një sasi e madhe gëzhojash
- kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
- radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
- e një sërë materialesh të tjera.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
19 makineta lojra fati
- 1 rulet lojëra fati
- 2 tavolina-fusha lojra fati
- 2 kasaforta
- 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 787 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 33 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)