Lazarat, 30 ditë burg të 5-it nga grupi
i zjarrit, Brahimi:S’kam qenë në fshat

Lazarat, 30 ditë burg të 5-it nga grupi<br />i zjarrit, Brahimi:S’kam qenë në fshat
TIRANE- Shkon në pesë numri i masave të sigurisë arrest me burg dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për personat e dyshuar si grupi i zjarrit të cilët qëlluan me armë policinë gjatë operacionit në fshati Lazarat.
 
Për Minush Brahimin Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë”, kohë gjatë së cilës sipas Gjykatës, organi i akuzës duhet të sjellë prova në lidhje me 2 akuzat që rëndojnë ndaj Brahimit, ajo e vrasjes së mbetur në tentativë e punonjësit të policisë dhe kultivim narkotikësh.
 
 
E teksa seanca vazhdoi me dyer të mbyllura, burime për “A1 Report” bënë me dije se 21-vjeçari ka mohuar akuzën duke deklaruar se ditët kur është zhvilluar operacioni policor në Lazarat, ai s’ndodhej në fshat.
 
Sëbashku më masën ndaj Minush Brahimit dhe atë për Razip Mahmutaj, njohur si Gatja, djalin e tij Vandamin, Matias Boçin e Emiljano Aliko, pas hekurave nën akuzë nga Krimet e Rënda ndodhen 5 persona.
 
Në total, Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar deri më tani 24 persona, ndërsa 19 prej tyre po hetohen nga Prokuroria e rrethit të Gjirokastrës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin