Lazarat, 30 familjeve iu ndërpritet
energjia, nuk kanë shlyer detyrimet

Lazarat, 30 familjeve iu ndërpritet<br />energjia, nuk kanë shlyer detyrimet
GJIROKASTER - OSHE në Gjirokastër rreth 30 familjeve u ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në fshatin Lazarat për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të konsumit për periudha të ndryshme kohore. Lazarati rezulton me lagje 100% debitore. Sipas të dhënave nga OSHE Gjirokastër për periudhën korrik – gusht janë arkëtuar 100 milionë lekë të vjetra vetëm në fshatin Lazarat nga debia e akumuluar në vite.

Drejtori i OSHE në Gjirokastër Andi Shkurta tha se detyrimet e debitorëve në këtë fshat arrijnë vlera të konsiderueshme financiare. Drejtori Shkurta tha se në vijim puna do të përqendrohet në vjeljen e vlerës financiare të faturave të pashlyera, prerjen e linjave të furnizimit të lidhura privatisht si dhe kontrollin e verifikimin e aparateve matës aty ku dyshohet për abuzime.

“Puna kryesisht gjatë muajt shtator është përqendruar kryesisht në fshatin Lazarat për të arkëtuar debitat të akumuluar ndër vite dhe vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht niveli i arkëtimeve debit ka arritur në shumën 100 milion lek të vjetra. Vetëm gjatë ditës së djeshme në fshatin Lazarat është bërë ndërprerja e 30 debitorve dhe prerja e 16 linja të paligjshme.” tha Shkurta

Aksioni i OSHE është përqendruar edhe në prerjen e lidhjeve të paligjshme. Në rrethin Gjirokastër gjatë muajve gusht – shtator janë ndërprerë 80 lidhje të paligjshme dhe ndërprerë energjinë 514 debitorëve, prej të cilëve 455 debitorë familjarë dhe 59 biznese.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë