TIRANË - Grupi i xhirimit të televizionit A1report në ditën e tretë të aksionit në Lazarat sjell pamjet e aksionit të policisë në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes. Patrullat e policisë dhe autoblindat vazhdojnë të jenë prezentë duke kontrolluar çdo hyrje dalje në fshat si dhe duke verifikuar persona të dyshuar.
Në kërkim janë dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko të dyshuar si autor të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha mëngjesin e 24 qershorit.
Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda procedoi penalisht për veprën penale vrasje me dashje për shkak të detyrës të oficerit Ibrahim Basha dy vëllezërit Aliko, ndërsa 48 orë nga nisja e operacionit sipas të dhënave të policisë ata mendohet se fshihen ende në fshat.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO