Lazarat, Aliko: Boll prezencës së
policisë, banorët janë në panik

Lazarat, Aliko: Boll prezencës së<br />policisë, banorët janë në panik
LAZARAT- Gjatë një takimi të zgjeruar të zhvilluar në orët e drekës së të hënës, në godinën e Komunës Lazarat, përfaqësues të komunitetit vendas, kërkuan vendosjen e urave të komunikimit midis shtetit dhe banorëve. Pjesëmarrës në takim kanë qenë intelektualë, përfaqësues të pushtetit vendor, komunitetit dhe shoqatës Lazarati.
 
Sipas kryetarit të komunës Dasho Aliko, në qendër të takimit ishte situata e krijuar në komunën që drejtohet nga ai dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit të organeve shtetërore me komunitetin për zgjidhjen e saj.

“Në situatën e sotme ku policia ka neutralizuar persona të inkriminuar, ka eliminuar bimë narkotike. Gjykojmë se vazhdimi i prezencës së forcave të policisë me blinda në çdo cep të fshatit si ndonjë gjendje të jashtëzakonshme është e panevojshme dhe krijojnë një situatë të rëndë terrori psikologjik dhe pengon njëherazi rrjedhën normale të jetës së përditshme të banorëve këtu”, tha Aliko.
 
Faktorët pjesëmarrës në takim kanë kërkuar bashkëpunimin e organizmave shtetërore me banorët për të rinisur normalisht jetën e përditshme në Lazarat. Sipas intelektualit, Roland Bejko, pjesëmarrës në takim, intelektualët e Lazaratit, brenda dhe jashtë tij janë të gatshëm të kontribuojnë për rikthimin e normalitetit në këtë zonë.

“Nën moton nuk ka rëndësi se si bie, por e rëndësishmja është të dish si të ngrihesh ne kemi ardhur tani këtu për të përcjellë optimizmin e banorëve të Lazaratit, të pushtetit vendor dhe ta inkurajojmë atë që të bashkëpunojë me strukturat qeveritare, me prefekturën, me Policinë e Shtetit, me qeverinë qendrore sepse jemi të interesuar të kthehet normaliteti”, tha Roland Bejko.

Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit, ka vijuar operacionin në fshatin Lazarat ndërkohë që nuk janë regjistruar incidente përsa i përket sigurisë publike në territorin e komunës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensione të tjera te ‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, deputetja protestuese ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë

Tensione të tjera te ‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, deputetja protestuese ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë