Dy shtetasit nga Lazarati, burrë e grua, kishin mbjellë në territorin e banesës së tyre bimë Kanabis Sativa e maskuar rreth e qark me bimë misri si dhe rrethuar me mure të larta.
Sipas policisë, të arrestuarit janë Zenel Basha, 44 vjeç nga Lazarati si dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Merita Basha, e cila ishte e shpallur në kërkim pasi është e dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për kultivim Kanabis Sativa vite më parë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, policia njofton se ndaj të dy shtetasve rëndon akuza për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa shton se operacionet për të parandaluar këtë fenomen në fshatin Lazarat do të vijojnë edhe më tej.
(gre.m/Shqiptarja.com)