Lazarat, arrestohet Vandami i Gate
Mahmutajt, qëlloi kundër policisë

Lazarat, arrestohet Vandami i Gate<br />Mahmutajt, qëlloi kundër policisë
LAZARAT - Pas vetdorëzimit të transmetuar live në A1Report dy ditë më parë të kreut të organizatës kriminale në Lazarat, Razip Mahmutaj, Policia e Ahtetit ka mundur të vërë në pranga dhe një prej djemve të tij, Vandam Mahmutajn 19-vjeçar.

Arrestimi i Vandam Mahmutaj sipas Policisë së Shtetit është bërë sëbashku me 4 persona të tjerë mes tyre Rustem Mahmutaj, Telsim Mahmutaj kushërinj mes tyre dhe Hysen Çela, i njohur ndryshe dhe si Neni, dhe ky  i pasi tregoi vendodhjen gjatë një interviste për A1Report u prangos nga blutë.
 
hysni çela

Neni Çela është i dyshuar nga Policia e Shtetit si personi që qëllonte me snajper ndaj forcave speciale që po operojnë në Lazarat në një terren të vështirë mes plumbave që dhe në ditën e 5 të operacionit vazhdojnë pa ndërprerje.

Vandam Mahmutaj, i biri i Razipit të vetdorëzuar live pas negociatave me A1Report do të përballet tashmë me drejtësinë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të punonjësve të policisë kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, kultivim narkotikësh.

Aktualisht Vandam Mahmutaj sëbashku me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar Telsim dhe Rustem Mahmutaj si dhe Neni Çela do të sillen në Tiranë për t’u gjykuar nga Krimet e Rënda.

gate mahmutaj

Pas arrestimit të këtyrë shtetasve policia ka mundur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme municioni luftarak, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme në banesën e Vandamit.

Aktualisht numri i të arrestuarve ka arritur 13 deri këtë të enjte që është dita e 5-të e ndërhyrjes policore në fshatin Lazarat.
 
vandam mahmutaj

Arrestohet edhe djali i Gates, Vandami 19-vjeçar i Lazaratit
Policia tha se, mes 5 të arrestuarve gjatë ditës së katërt të aksionit (18 qershor)  ka vënë në pranga 19 vjeçarin Vandam Mahmutaj ndërsa në banesën e tij janë gjetur sasi të mëdha droge, armësh e municionesh.

Rustem Xhemal Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat
Teslim Xhemal Mahmutaj, vjeç 22, banues në fshatin Lazarat
Vandam Razip Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat
Hysen (Neni) Çela, vjeç 48, nga Lazarati 

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat, nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i shtetasve:

Këta shtetas akuzohen për veprat penale vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak, kultivimi i bimëve narkotike, parashikuar nga nenet 79/b, 22, 25, 278 e 284 të Kodit Penal.

Të arrestuarit dyshohen se së bashku me persona të tjerë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë nga forcat e policisë në fshatin Lazarat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vandam Mahmutaj janë gjetur e sekuestruar në në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme.
Gjatë ditës së djeshme u arrestua gjithashtu shtetasi E.B., vjeç 17, i dyshuar për veprat penale Kundërshtim i punonëjsve të rendit publik dhe shkatërrim prone, parashikuar nga nenet 236 dhe 150 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit