Lazarat, bie në pranga edhe i
fundit i ‘dinastisë’ së Mahmutajve

Lazarat, bie në pranga edhe i<br />fundit i ‘dinastisë’ së Mahmutajve
TIRANE- Pas operacionit të bujshëm anti-kanabis, operacion që rrëzoi njëherë e mirë mitin e Lazaratit, policia vijon të jetë në ndjekje të personave që kanë bërë rezistencë me armë gjatë atij aksioni. Pas një sërë arrestimesh të bujshme, që u duk që fisi më problematik mbetej ai i Mahmutajve, policia ka mundur të sjellë në pranga edhe vëllain e Gate Mahmutajt, Xhezon. Sipas të dhënave, emri i tij ishte i kërkuar që prej qershorit, ndërsa 56-vjeçari, Xhezo Mahmutaj, bëhet personi i pestë që prangoset në familjen Mahmutaj.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur ditën e djeshme se arrestimi u krye në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar në Lazarat. Mësohet se 56-vjeçari Xhezo Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi, më datën 19.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë në fshatin Lazarat ju gjetën municione luftarake, 68 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 495 rrënjë të dyshuara narkotike, 76.8 gram farë e dyshuar narkotike, një armë gjahu teke si dhe një thikë.

Ndërkohë që vëllai i tij Gate Mahmutaj, akuzohet se ka qenë pjesë e personave të cilët kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve të policisë në ditët e para të operacionit në Lazarat. Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimin i bimëve narkotike”, “Prodhim e shitje te narkotikeve “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Mahmutajt
Emri i pjestarëve të familjes Mahmutaj u identifikua menjëherë pas nga territori i tyre ata nisën të hapnin zjarr ndaj policisë. Sipas të dhënave të asaj kohe, njëri prej grupeve që bën rezistencën më të fuqishme ishin pikërisht vëllezërit Mahmutaj dhe djali i Gates. Policia pasi shpalli një listë me një mori emrash si persona të dyshuar për rezistencën e armatosur të atij fillim operacioni, Gate Mahmutaj u vetëdorëzua, duke hedhur alibinë për mosqenien e tij në shtëpi, momentin e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe banorëve të armatosur.

Por Gatja u mbajt në pranga dhe vijon të jetë ende në burg, menjëherë pas tij, policia i arreston edhe të birin, Vandamin, nën të njëjtën akuzë. Katër muaj pas arrestimit të tyre, policia vë në pranga edhe dy gra të kësaj familjeje, të cilat u akuzuan se kishin marrë pjesë në një protestë të dhunshme ku ishin qëlluar më gurë punonjësit e policisë. Në fakt prokuroria dhe policia patën jo pak përplasje për këto arrestime, ndërsa dy gratë u lanë nga gjykata me detyrim paraqitjeje. Tashmë, në qeli me vëllanë dhe me nipin do të shkojë edhe personi tjetër i kësaj familje, i cili u prangos në banesën e tij, në Lazarat.      


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital