Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën:
Nuk na sjell prokurorë për provat

Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën:<br />Nuk na sjell prokurorë për provat
LAZARAT - Në komunikimin e parë me mediat në këtë ditë të 6 të aksionit antikanabis, i veshur me antiplumb në krye të udhëheqjes së forcave të policisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi hodhi akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.

Kryepolici Didi tha se policia do të realzojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjesimin e të gjttha rrënjëve të kanabisit…por sipas tij, prokuroria duhet të tregohet e gatshme për t’i mbështetur në hetime dhe se çështja tashmë nuk i takon vetëm veprimeve policore, por edhe veprimeve procedurale që drejtohen nga Prokuroria. 

“Prokuroria vazhdon me të njejtin ritëm…e gjithë policia është në këmbë në të gjithë këtë zonë të mbushur me aktivitet kriminal, që lidhen me krimin, me armë, me mitrolozë, me predha, bimë narkotike, bimë që janë që nga viti i kaluar në pako…kur vjen puna policia ka mbetur vetëm. Ecuria e operacionit lidhen shumë me veprime provcedurale të cilat i drejton Prokuroria. I bëj thirrje Prokurorisë të tregohet më e gatshme për të na mbështetur në hetime. Jemi të përkushtuar për ta mbyllur sa më shpejt këtë aksion. Unë kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po s’kam mundur të komunikoj dot me Prokurorin e Përgjithshëm. Me një prokuror nuk kemi çfarë të bëjmë këtu. Ky operacion duhet të dalë me sukses duke u bërë të gjitha veprimet edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë, jo vetëm nga veprimet policore”, tha Didi nga Lazarati, të trasnmetuar Live në A1 REPORT përmes Skype.
 
Didi: Policia nuk bastisi banesat, ka shembuj
Kryepolici Didi mohoi të gjitha akuzat se policia ka bastisur në banesat e fshatit të Lazaratit. “I bëj thirrje banorëve të rrinë nëpër banesa, nuk kanë përse të largohen, kanë shembullin e banorëve të tjerë që kanë komunikuar shumë normal me policinë dhe ju garantoj se nuk ka pasur asnjë bastisje”, tha Didi.
 
Didi: Të vendosur për të cuar para drejtësisë të gjithë banditët
“Jemi të vendosur të realizojmë të gjitha objektivat që lidhen me goditjen e grupit kriminal, largimin dhe vënien para drejtësisë. Jemi të vendosur të çojmë në fund operacioni për të eliminuar të gjitha rrënjët, dhe të gjtiha armët që ndodhen në fshat që siç ju tregoi nga ndjekja hap pas hapi, janë të shumta”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit