Lazarat, gjenden në një pusetë
armët e përdorura ndaj policisë

Lazarat, gjenden në një pusetë<br />armët e përdorura ndaj policisë
LAZARAT - Një sasi tjetër arsenali armësh që sipas policisë dyshohet se janë përdorur në sulmin mbi efektivët e policisë në Lazarat, ku u vra efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Policia pas një kontrolli të imtësishëm ka zbuluar vendin ku autorët e sulmit mbi policinë kanë fshehur arsenalin e armëve. Sipas policisë, arsenali i armëve u gjet në afërsi të shkollës së mesme të fshatit, rreth 50 metra larg vendit nga u sulmua policia, në një pusetë uji. Blutë thonë se brenda pusetës janë evidentuar armë të rënda e të lehta dhe municione luftarake.

Ky është arsenali i dytë i armëve i gjetur në Lazarat, pas atij të gjetur në banesën në pronësi të shtetasit Edmond Bocit, e cila ishte e pabanueshme. Sipas policisë dyshohet se ky arsenal është përdorur në sulmin e datës 24.06.2015, ku mbeti i vrarë efektivi i Reneas, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Pritet të gjitha armët në ditët në vijim ti nënshtrohen ekspertizës balistike në laboratorin shkencor. Mes armëve të gjetura kanë qenë dy mitrolozë të rëndë, automatikë, granat hedhës kundërtank dhe shumë municione të tjera.

Përgjimi i Alikove
Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko të arrestuar 20 kilometër larg nga fshati Lazarat, kanë qenë në përgjim telefonik prej 48 orësh. Madje vendndodhja e tyre është zbuluar falë valëve të telefonit që ata kishin me vete, ku shpesh herë komunikonin me babanë e tyre Adilin dhe disa persona të tjerë. Nga përgjimet që prokuroria ka arritur të regjistrojë, mësohet se Arbion Aliko i drejtohet babait të tij, se “…nuk dorëzohem kurrën e kurrës, më mirë të më vrasin se sa të pranoj akuzën e vrasjes së policit, të cilën nuk e kam kryer…”. Ndërkohë nga ana tjetër babai i vllezërve Aliko, Adil Aliko, i është kundërpërgjigjur të djemve duke u bërë thirrje djemve që të dorëzohen pasi kishte folur me avokatin dhe prokurorin. “…Kam marrë garanci nga prokurori e avokati që do gjykoheni drejtë, kam folur vetë me ta. Më thanë që nëse djemtë, nuk e vranë policin, të dorëzohen dhe të tregojnë atë që dinë rreth vrasjes…”-mësohet ti jetë shprehur Adil Aliko të bijve.

armet lazarat
armet lazarat
 Foto të tjera 
armet lazarat
armet lazarat

Policia se kontrolloi
Arbion Aliko dhe vëllai i tij Albani pas arrestimit nga forcat RENEA, nuk është kontrolluar nga këto të fundit. Dy vëllezërit janë transportuar në mesnatë drejt Tiranës, ku janë mbajtur në dhomat e shoqërimit. Por çudia ka ndodhur edhe këtu,pasi oficerët e policisë dhe vetë prokurorët që janë paraqitur për ta marrë në pyetje nuk kanë urdhëruar kontrollimin e dy vëllezërve. Me 600 euro të fshehura në këmbë, Aliko ka dalë dhe dy herë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku është njohur me masën e sigurisë të “Arrestit në burg”.

Aliko futet në qelinë e izolimit ju gjetën 600 euro
Arbion Aliko, njeriu kryesor që dyshohet se ka qëlluar për vdekje oficerin e RENEA-s Ibrahim Basha, prej 3 ditësh është futur në qelinë e izolimit në burgun 302 në Tiranë. Vendimi për izolimin e tij, është marrë nga administrata e këtij paraburgimi, pasi gjatë kontrollit të imtësishëm fizik të tij, Alikos i janë gjendur një shumë financiare prej 600 euro të cilën e kishte fshehur në atlete. Lekët në paraburgim janë sende të palejueshme dhe se sipas rregullores së brendshme të paraburgimit 302, është marrë menjëherë masa disiplinorë ndaj Alikos, duke e futur në izolim disa ditor.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut