Lazarat,gjenden të hedhura armët
me të cilat u qëllua ndaj policisë

Lazarat,gjenden të hedhura armët<br />me të cilat u qëllua ndaj policisë
GJIROKASTËR - Policia ka gjetur një arsenal armësh të braktisura pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se armët janë gjetur nga efektivët e policisë nga kontrolli përreth Lazaratit.

Nga blutë e Gjirokastrës bëhet e ditur se mes armëve të sekuestruara ka predha, mortaja dhe bomba.

Policia ka nisur hetimet intensive pasi dyshohet se armët e gjetura në këtë zonë janë të njëjtat armë që janë përdorur ndaj policisë në aksionin në Lazarat kundër kultivimit të kanabisit.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia po ushtron një kontroll më të imtësihëm në këtë zonë pasi dyshohet se një pjesë e armëve  janë hedhur në lumin Drino.

Lazarat, një tjetër arsenal armësh zbulohet tek “Përroi tek teleferiku”
Vetëm disa minuta më vonë, forcat e policisë kanë arritur të zbulojnë një tjetër arsenal me armë tek vendi i njohur si “Përroi tek teleferiku”, në Lazarat.
 
Sipas policisë, aty janë gjetur rreth 15 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe municione.




  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501