Lazarat, jo më kanabis, trojet publike
do t'i kthehen shtetit brenda prillit

Lazarat, jo më kanabis, trojet publike<br />do t'i kthehen shtetit brenda prillit
GJIROKASTËR -  Trojet e Lazaratit, të cilat konsiderohen publike, do t’i rikthehen pushtetit vendor nga individët që i kanë përdorur për kultivim hashashi.

Në shumicën dërrmuese ato janë kthyer në burim kultivimi nga ana e trafikantëve apo dhe kultivuesve, qofshin këta lazaratas apo persona që nuk kanë lidhje me Lazaratin.
 
Kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko ka lënë afat datën 20 të këtij muaji për rikthimin në gjendjen fillestare, të trojeve publike, duke mos u shndërruar sivjet, në plantacione me hashash.

Kjo sipas tij, është një masë konkrete, për të minimizuar kultivimin e hashashit.

bizhga ne <a style=lazarat" src="http://www.shqiptarja.com/foto/116711_1.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; float: left; width: 300px; height: 169px;" />Këto deklarata, kryekomunari i Lazaratit i ka bërë mesditën e të premtes, gjatë një takimi me banorë të fshatit ku i pranishëm ka qenë edhe vetë Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.
 
Ky i fundit u ndal në fakt tek çështja e dhënies së tokave, personave që nuk kanë lidhje absolute me Lazaratin, të cilat shndërrohen në parcela të mbjella me hashash.
 
Bizhga shprehu bindjen e tij se nga informacione tepër të sigurta që disponon Policia e Shtetit, bëhet e ditur se në procesin e kultivimit të hashashit në Lazarat, janë të përfshirë edhe punonjës policie.

"Mos ua jepni tokat, që t’i vënë në shfrytëzim në mënyrë të kundraligjshme ata që s’i lidh gjë apo ata që as kalojnë ndonjëhërë nga fshati,"- tha ai. - "Unë jua kërkoj shumë miqësisht këtë. Dhe çështë më e keqja, në këto ngastra të lira jashtë komunës, janë përfshirë edhe punonjës policie që tashmë ia kanë hequr të drejtën vetes të jenë punonjës policie."

bizhga ne lazarat Dy prej banorëve që kanë marrë fjalën, të cilët ishin moshë e thyer, kanë kundërshtuar deklaratën e pak ditëve më parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë që e etiketonte Lazaratin si zonë e nxehtë, e cila nuk duhej të shkelej nga shtetasit amerikanë. Sipas tyre, realiteti është krejt i kundërt.
 
Ndërkohë që në këtë pikë është ndalur edhe vetë kryekomunari lazaratas, i cili shprehu keqardhjen për këtë deklaratë ku sipas tij, është bazuar mbi opinione të krijuara dhe të ndërtuara.
 
Lazarati nuk ka qenë dhe nuk do të jetë zonë e ndaluar as për shqiptarët e as për të huajt, ka thënë Aliko, që njëkohësisht i ka bërë thirrje administratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, të vizitojë Lazaratin sesi është në të vërtetë realiteti.

"Unë i bëj thirrje të gjithë autoriteve të ambasadës amerikane dhe më gjërë,"- tha Aliko, - "për ta vizituar dhe për ta parë nga afër cili është Lazarati i vërtetë. Kemi bërë thirrje edhe nëpërmjet postës që brenda datës 20 prill të lirohen të gjitha tokat që janë mbjellë, të komunës.
 
bizhga ne lazaratNë takimin e sotëm të organizuar në ambientet e komunës, Aliko ka kërkuar edhe trajtim të barabartë të këtij komuniteti nga ana e policisë.

Sipas tij, prezenca e policisë në fshat, është evidente dhe prania e një oficeri apo dhe e dyve, është mëse e mjaftueshme për të penalizuar çdokënd që është kundër ligjit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim