Lazarat, kapen 6 nga "grupi i
zjarrit", sulmuan policinë në 2014

Lazarat, kapen 6 nga zjarrit", sulmuan policinë në 2014">
GJIROKASTER - Policia Gjirokastrës arrestoi gjashtë persona nga Lazarati të shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit 2014, kohë kur në fshatin problematik Policia e Shtetit finalizoi me sukses operacionin anti-kanabis. 

Të arrestuarit janë Gentian Kazma 33 vjeç, Ramadan Basha 31 vjeç, Arjan Basha 47 vjeç, Gurgaz Skënderi 24 vjeç, Mirteza Shemsho 42 vjeç dhe Florjan Shurdhi të gjithë janë banues në fshatin Lazarat. 

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Spring” në fshatin Lazarat në një operacion të përbashkët të Policisë së Gjirokastrës dhe Forcave te Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Pesë personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”

Për këtë persona Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërkohë që materialet do i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
 
Të arrestuarit
Gentjan. Z. Kazma, 33 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër
Ramadan .S. Basha, 31 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër
Arjan .R. Basha, 47 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër
Gurgaz .S. Skënderi, 24 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër
Mirteza .Z. Shemsho, 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër
Florjan .N. Shurdhi, 31 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat