Lazarat, katër grupe hetimi me
30 oficerë kundër banditëve

Lazarat, katër grupe hetimi me<br />30 oficerë kundër banditëve
TIRANE- Ndërhyrja e mbi 800 forcave speciale në fshatin Lazarat për asgjësimin e lëndëve narkotike dhe arrestimin e personave kultivues dhe të armatosur, ka sjelle zbritjen në terren dhe të një grupi special hetimor që do të dokumentojë me prova konkrete veprimtarinë e personave të arrestuar.

Sipas zyrtarëve të policisë kjo përbën dhe fazën më të vështirë të këtij operacioni të gjerë policor, që po vijon prej 5 ditësh në Lazarat. Për të hedhur dritë dhe faktuar veprimtarinë kriminale të grupit, ku numri i anëtarëve të tij mendohet se shkon në mbi 30 persona, dy ditë më parë është ngritur një grup special hetimor i përbërë nga 30 Oficerë të Policisë Gjyqësore të sektorit kundër Narkotikëve dhe Krimit të Organizuar.

Koordinatori i këtij grupi hetimor është caktuar zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ndërkohë që dy drejtuesit janë prokurorët e Krimeve të Rënda Përparim Kulluri dhe Anton Martini. Detyrat e këtij grupi janë hyrja në fshatin Lazarat dhe administrimi i të gjitha provave, të cilat më pas do përdoren si fakte në gjykatë kundër personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


aksioni lazarat
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn