Lazarat, komuna: Bimë mjekësore
në vend të hashashit

Lazarat, komuna: Bimë mjekësore<br />në vend të hashashit
GJIROKASTER - Parcelat e banorëve të Lazaratit  nuk do të jenë të mbjella nga hashashi, por me bimë medicinale. Ky është projekt i komunës, që pritet të vihet se shpejti në zbatim.

Jeta e lazaratasve, duket se është e lidhur vetëm me bujqësinë, me bimët. Por, ndryshe nga çfarë është parë deri tani, kur parcelat ishin jeshile nga hashashi, situata do të ndryshojë. Ka të ngjarë, që helikopterët që do të patrullojnë mbi fshat, të shohin sërish parcela të mbuluara nga ngjyra e gjelbër.

Duket se fshati, si vatër e hashashit të ndërrojë imazhin e tij. Kreu i komunës Lazarat ka vendosur të marrë një nismë të re për banorët e zonës. Gjatë një takimi të organizuar nga policia e qarkut e përfaqësues vendor, Dasho Aliko tha se Kanabisi do të zëvendësohet me bimë medicinale, pasi sipas tij banorët duhet ti japin fund tentativave për të siguruar të ardhura me punë jot ë ndershme sic e cilëson ai.

“Po punojmë tu ofrojmë banorëve të komunës së lazaratit punë të tjera për të hequr dorë nga pasurimi me punë të pistë dhe për tju kthyer punës së ndershme.

Jemi duke lobuar pranë qeverisë shqiptare në bashkëpunim me disa donator të huaj duma të mbjellin bimë etrovajore të cilat janë të ligjshme, dhe japin një prodhimtari të mirë për atë komunitet
Ne do mundiohemi që banorët e lazaratit të mësohen dhe të disiplinohen dhe të merren me punë të ndershme”, - u shpreh Dasho Aliko, kreu i komunës Lazarat.

Gjatë vitit të kaluar në Qarkun e Gjirokastrs janë evidentuar mbi 100 raste të trafikut të lëndëve narkotike dhe janë arrestuar 97 persona. Sasia totale e marijuanës së kapur vitin e kaluar, ka qenë 10 ton.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'