Kanabis sativa ishte në formën e boçeve, ndërsa policia bën të ditur se droga e gjetur do të asgjësohet me anë të djegies.
400 kg drogë fshehur në bodrumin e nëndheshëm të shtëpisë
Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shpallur në kërkim një tjetër banor i Lazaratit pasi në shtëpinë e rij u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Gjirokastrës, vijon operacionin në Lazarat, i cili sot shënon ditën e 20 të ndërhyrjes në këtë fshat.
Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë kontrollit në banesën e A.Prokos është gjetur 400 kg drogë, e cila ishte në formën e boçes e fshehur në bodrumin e nëndheshëm të objektit. Droga ishte futur në 9 fuçi plastike, , e cila u sekuestrua në cilësine e provës materiale. Gjithashtu, në banesë u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy makineri të lojrave të fatit
Proko akuzohet për kultivim droge dhe organizim të llotarive të palejuara.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)