Ndalimi i tyre është bërë në postbllokun e ngritur nga policia në dalje të qytetit të Gjirokastrës, rreth 3 km larg Lazaratit. Forcat e policisë kanë ndeshur fillimisht në kundërshtimin e drejtuesve të furgonëve të cilët kanë deklaruar se ata thjesht po conin pasagjerë në Lazarat dhe se ndalimi i tyre është i padrejtë. Gjithsesi aksioni i policisë për ndalimin e 45 personave nuk është shoqëruar me rezistencë. Një ditë më parë u ndaluarn 100 persona, të cilët udhëtonin me 7 furgonë drejt Lazaratit.
Sipas burimeve policore të cilave u referohet A1 Report, të 100 personave kryesisht gra, u është marrë deklaratë me shkrim se çfarë punë kryejnë në Lazarat dhe cilët janë punëdhënësit e tyre duke u vënë në dijeni se në rast shkelje të ligjit, do të penalizohen.
(jd/shqiptarja.com)