Lazarat, ndalohet një tjetër person që qëlloi me armë policinë

Një 20-vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë, pasi bënte pjesë në grupin e personave që qëlluan me armë ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis. I riu Juxhin Bocia u kap në një lokal në Kordhocë, dhe në momentin e arrestimit iu gjet 1 laptop, server i kamerave dhe 1 celular, në të cilin u gjetën video ku shfaqej Juxhin Bocia dhe A.Aliko që qëllonin me mitraloz efektivët.
 
Sipas policisë së Gjirokastrës, në lokalin ku u arrestuar Boçia u gjetën edhe 2 pistoleta me silenciator.
 
Fillimisht, Prokuroria e kishte lënë Juxhin Bocinë me detyrim paraqitje, por me gjetjen e provave të reja, çështja e 20-vjeçarit kaloi te Krimet e Rënda.
 
Ndërkohë A.Aliko është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë