Edhe në ditën e sotme ka vijuar operacioni nga policia në territorin e Lazaratit duke sekuestruar 32 kg mariuanë të përpunuar në formë çokollate, e futur në një thes plasmasi të zi dhe e hedhur në një rrugicë të fshatit Lazarat.
Po nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës së sotme u sekuestruan , 4 armë automatike, dy prej të cilave ishin djegur në lagjen Gjoke. 1 pistoletë, 2810 fishekë, 2 kallëpe tritol, 3 krehëra fishekësh.
Gjatë ditës së sotme mësohet se është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 banesa dhe një sërë territoresh në fshatin Lazarat duk gjetur dhe sekuestruar objekte e mësipërme.
Pas 17 ditë operacionesh në Lazarat policia ka arritur të sekuestrojë mbi 65 ton marijuanë dhe rreth 500 armë të ndryshme duke filluar nga pistoletat te granatë hedhësit.
Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se është ushtruar kontroll në territoret e mbi 825 banesave dhe në një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 37 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërkim më parë, dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.
Rezultate të operacionit në total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej rreth 65 ton e 86 kg kanabis, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim.
Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 53 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë. Si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
-410 armë zjarri automatikë (319) dhe pushkë (91),
-27 pistoleta,
-2 snajper,
-1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat,
28 mitrolozë të lehtë ,
6 mitrolozë të rëndë
1 gulinov, 4 antitank,
4 murtaja dhe
6 granatëhedhës.
-7 armë të vjetra, si dhe 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
-janë gjetur e sekuestruar 47 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
-janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 229.899 fishekë të llojeve të ndryshme, 1170 kallëpë tritol, 733 granata, 361 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3924 kapsolla detonatore, 1284.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 635 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
-janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
-janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 4 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
-janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin), janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
-janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
-është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 5 kasaforta.
-është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
-dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie, dhe maska
-5 kamera vezhgimi , 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
-nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
-një sasi e madhe gëzhojash
-kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
-radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
-31 makineta lojra fati
-1 rulet lojëra fati
-2 tavolina-fusha lojëra fati
-2 kasaforta
-9 bateri për makinetat e lojërave të fatit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)