Lazarat, në çdo hap me 
aksionin e forcave të policisë

Lazarat, në çdo hap me <br />aksionin e forcave të policisë
TIRANE- Ditë pas dite, që nga momenti i parë kur policia e rrethoi, është duke e “pushtuar” Lazaratin, një fshat që prej vitesh kur është përmendur, është dukur si i pamposhtur. Por që nga mbrëmja e së dilës, 15 qershor, fshati i famshëm i kanabisit është duke rënë hap pas hapi, pasi siç thotë edhe populli: “Me shtetin, ujin dhe zjarrin nuk mund të matesh”. Që prej asaj mbrëmjeje, forcat e policisë janë duke e zaptuar centimetër për centimetër siç shikohet dhe në foto, “Kolumbinë” e Europës, siç është etiketuar shumë shpesh nga mediat botërore.

HAP PAS HAPI ME POLICINË
Gjatë ditës së dielë, dhjetëra efektivë të specialeve dhe të Policisë së Gjirokastrës u dislokuan në rrugën nacionale, Gjirokastër-Kakavijë. E lazaratasit (personat që janë të inkriminuar) duke parë policinë filluan të gjuanin me armë të ndryshme, fillimisht nga një breshëri të rrallë. Por forcat e policisë nuk u larguan si herët e tjera, por në fakt u shtuan. Pasi kaluan orët, erdhi nata dhe mëngjesi i së hënës dhe policia bëri të ditur se nuk do të tërhiqej, e këtu u krijuan edhe grupet e para kriminale.

Policia e ngushtoi rrethimin e saj duke marrë kodrat e Lazaratit dhe duke i mbyllur të kërkuarit në një zonë të izoluar. Nga ky moment edhe përballjet me breshëri armësh u shpeshtuan, aq sa banorët e tjerë të fshatit kërkonin ndihmë edhe pse Ministria e Brendshme u kishte bërë thirrje që të mos dilnin nga banesat, ose të largoheshin fare nga Lazarati. Edhe pse, përballja sërish vazhdon, policia e ka fituar betejën e parë të saj: Gate Mahmutaj personi i cili besohet se ishte udhëheqësi i këtyre trafikantëve u vetëdorëzua në polici. E ndërkaq operacioni vazhdon dhe në këto momente...


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit