GJIROKASTER - Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Kordhoc, lagje e poshtme e Lazaratit, ndërsa ishte duke punuar në bahçen e tij.
 
Mësohet se i plagosuri është Shpëtim Meçi 45 vjeç, i cili po punonte në kopshtin e tij në momentin kur u plagos në shpatull nga një plumb qorr.
 
45 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)