Lazarat, policia ndalon
94 mëditës të hashashit

Lazarat, policia ndalon<br />94 mëditës të hashashit
GJIROKASTER - Vijon Aksioni për Parandalimin e Kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. Uniformat blu të Policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar rrugëtimin për në Lazarat të 94 mëditësve që kërkonin të shkonin për të punuar në territoret e gatshme për t’u mbjellë me kanabis. Në fakt janë ditët e fundit ku mundësohet mbjellja e bimës narkotike në pjesët pjellore të fshatit pasi me kalimin e ditëve, mbjellja e kanabisit, nuk mundësohet pasi konsiderohet jashtë kritereve të motit. Pjesa më e madhe e mëditësve, gjendeshin në bordet e pesë furgonëve që përshkojnë destinacionin Lazarat-Gjirokastër-Lazarat. Bllokimi i furgonëve të Lazaratit, ndërkohë ka ndeshur në rezistencën trupore të shoferëve të cilët kanë kundërshtuar aksionin e policisë, për boshatisjen e mjeteve të tyre të transportit, nga klientët e përditshëm.


Ndërhyrja ka qenë tepër energjike nga ana e Policisë së Gjirokastrës e mbështetur nga FNSH. 70 mëditësit që gjendeshin në bordet e pesë furgonëve, vinin nga Gjirokastra, Elbasani e Cërriku. Ndërkaq aksioni ka startuar qysh në orët e para të ditës me kapjen e 24 mëditësve të tjerë të cilët janë bllokuar nga policia, në pjesët periferike të Lazaratit në tentativë për të hyrë në fshat, përmes rrugëve sekondare, duke i’u shmangur kështu postbllokut policor në hyrje të fshatit. Pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë, të 94 shtetasve, u është marrë deklarim se ku do shkonin dhe çfarë pune do ndërmerrnin në Lazarat. Mëditësit kanë pranuar se destinacioni për në Lazarat, ka pasur për qëllim, kultivimin e kanabisit. Të gjitha deklarimet e mëtitësve për Policinë e Gjirokastrës, janë baza për nisjen e procedimeve penale ndaj atyre individëve që rezultojnë se janë kultivues të kanabisit në Lazarat.


Të gjitha këto fakte dhe prova të tjera ligjore të cilat po sigurohen nga monitorimi ajror dhe nga veprime të tjera, do përcillen pranë organit të akuzës për veprime të mëtejshme proceduriale-shprehen burime zyrtare policore për A1 Report. Ndërkaq gjashtë grupet e punës të përbëra nga forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut dhe pjestarë të Komunës Lazarat, po vijonë kontrollet në territoret e fshatit për të evidentuar çdo rrënjë kanabisi që mund të jetë kultivuar dhe në fazën operacionale do të këtë ndëryrje mbi bazën e një plani operacional miratuar dhe mbështetuar nga Policia e Shtetit. Bllokimi i sotëm i 94 mëditësve, e çon në 300 numrin e personave që janë ndaluar nga Policia e Gjirokastrës në tre javët e fundit, që kanë pasur për objektiv, punimin dhe kultivimin e hashashit.(p.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave