Lazarat – Policia sekuestron armë e drogë

TIRANË, 25 Qershor /ATSH/ - Policia e Shtetit po vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, gjatë kontrollove po përdoren dhe mjete të posaçme për gjetjen e sekuestrimin e armëve apo sendeve të tjera të kundërligjshme.
Krahas 2 arsenaleve më armë të gjetura sot, forcat e policisë kanë sekuestruar dhe sasi të tjera narkotikësh, armësh dhe municionesh, si dhe prova të tjera materiale, si:
- janë gjetur 3 litër vaj hashashi, 5 kg kanabis,
- 1 granatëhedhës
- 14 automatikë e pushkë
- 5 pistoleta
- 1 armë gjahu
- 1 armë teke gjermane
- 1 pistoletë shenjëdhënëse
- 1 armë e vjetër
- 14 granata dhe 11 ndezësa
- 2 kallëp tritol
- 50 kapsolla
- 5 targa automjetesh
- 4799 fishekë
- 5 krehëra fishekësh
- 100 ml fitil zjarrpërcjellës
- 1 maskë
- 1 pajisje për presim kanabisi
- 1 ventilator i fuqishëm për tharje kanabisi
Po ashtu sot është ushtruar kontroll në 73 ambiente të ndryshme dhe territore rreth tyre.
Të njëjtat burime thekojnë se në këto sasi nuk janë të përfshira armët dhe municioni i sekuestruar tek lumi Drino dhe tek përroi në Lazat. /gj.m//a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën