Lazarat, pranga 50-vjeçarit, në
banesë iu gjetën 650 kg marijuanë

Lazarat, pranga 50-vjeçarit, në<br />banesë iu gjetën 650 kg marijuanë
LAZARAT - Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë gjatë aksionit që po zhvillohet në Lazarat, pasi i janë gjetur në banesë 42 thasë marijuanë dhe në total 650 kilogram Majiruan e presuar dhe në formë boce. Në ditën e 16 të aksionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi Ajet Kazma, 50 vjeç, lindur dhe banues në Lazarat.
 
Ndërkaq, policia po vijon hetim në ngarkim të këtij shtetasi, ndërsa në pranga u vu edhe Edmond Boçia, 47 vjeç i akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndaj 47-vjeçarit rëndon dhe akuza për armëmbajtje pa leje.
 
Gjatë kontrollit të policisë në banesën e Boçias u gjet 1 mitraloz i lehtë, 1 kallashnikov dhe 550 fishekë, si dhe një sasi lëndësh narkotike.
 
Policia e Shtetit bën të ditur se në këto 16 ditë operacion është mundësuar asgjësimin i rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapja e një sasie prej 65 ton e 86 937 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim.
 
Po ashtu, gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.
 
Ndërkohë, është ushtruar kontroll në territoret e mbi 815 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.
 
Në kuadër të këtij operacioni deri tani janë arrestuar e ndaluar 37 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje lëndësh narkotike, etj. Por janë 47 të arrestuar në total në Lazarat gjatë këtyre ditëve, pasi janë arrestuar edhe 10 persona të shpallur që më parë në kërkim.

Gjatë ditës së datës 30.06.2014, nga kontrollet e ushtruara është bërë i mundur:

Sekuestrimi i 650 kilogramë Mariuane ,e futur në 42 thasë plasmasi , një pjesë e presuar dhe një pjesë në formë boce. Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit Ajet Kazma, 50 vjec nga Lazarati , i cili është arrestuar në flagrancë nga ana jonë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Po nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës së sotme u sekuestruan:
- 3 arme zjarri automatike
- 1 arme zjarri me kalibër 5.5 milimetra
- 620 fishekë model 56.
- 15 Granata dore.
- 3 maska

Janë kontrolluar 12 banesa dhe teritore në fshatin Lazarat

Gjithashtu në orët e para të mëngjezit të dates 30.06.2014,në Lazarat ,Forcat e policise kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një tjeter personi të shpallur në kërkim konkretisht shtetasin Edmond Bocia, i datëlindjes 1967, banues në Lazarat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga ana jonë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve , si dhe “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e tij disa ditë më parë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 mitroloz i lehtë , një kallashnikov, 550 fishekë dhe një sasi lënde narkotike.

REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 65 ton e 86.937 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 21 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë .

Si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 408 armë zjarri automatikë (317) dhe pushkë (91),
- 26 pistoleta,
- 2 snajper,
- 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 28 mitrolozë të lehtë ,6 mitrolozë të rëndë 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatëhedhës.
- 7 armë të vjetra, si dhe 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
- janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 227.089 fishekë të llojeve të ndryshme, 1168 kallëpë tritol, 733 granata, 361 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3924 kapsolla detonatore, 1284.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 632 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
- janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 4 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
- janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
- janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 5 kasaforta.
- është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie, dhe maska
- 5 kamera vezhgimi , 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
- nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
- një sasi e madhe gëzhojash
- kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
- radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
- e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
- 31 makineta lojra fati
- 1 rulet lojëra fati
- 2 tavolina-fusha lojra fati
- 2 kasaforta
- 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 815 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 37 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërmim më parë, dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.

Në total gjatë gjithë ditëve të operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 47 persona.
 
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump