Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pranga ka rënë Minush Brahimi, 21 vjeç, nga fshati Lazarat, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga këto forca, gjatë kësaj jave. Ky shtetas është identifikuar të ketë hapur zjarr ndaj forcave të policisë në datat 15, 16, 17 dhe 18 qershor 2014.
Laçe Koli, 69 vjeç banues në Lazarat akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve te gjahut, ndërsa Gjirit Malaj, 30 vjeç, gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij i janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, një sasi fishekësh dhe një tytë arme e prerë. Ndërkohë në banesën e të atit të tij, Shaqo Malaj, në Lazarat, janë gjetur ambiente inkubatorë si dhe llampa tharje.
Tre arrestimet e sotme e çojnë kështu në 21 numrin total të personave të arrestuar gjatë 8 ditëve të aksionit në Lazarat.
Po sot policia, gjatë kontrollit të ushtruar në 116 banesa dhe ambiente, ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 3 ton 834.155 kg marijuanë marijuanë, si dhe 21 067 bimë lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 1.3 kg kanabis çokollatë, 3 kg farë kanabis, si dhe 6 pajisje presuese droge. Krahas drogës, e madhe ka qenë edhe sasia e armëve të zbuluara dhe sekuestruara ditën e sotme. Kështu vetëm sot janë zbuluar 44 armë zjarri automatikë, 2 pistoleta, 1 antitank dhe rreth 14 254 fishekë.
Më herët, "A1 Report" transmetoi edhe zbulimin e një tjetër arsenal armësh të rënda në bunkerin e një banese të braktisur.
Në total nga fillimi i operacionit të djelën e kaluar në Lazarat, policia ka arrestuar 21 persona, ka asgjësuar 133 219 bimë kanabis dhe sekuestruar 42 ton e 990 415 kg marijuanë, 1.3 kg çokollatë marijuanë, 3 kilogramë farë kanabis, rreth 4 kg heroinë, 5 laboratorë droge, 142 pushkë dhe automatikë, 2 snajpera, 8 pistoleta, 3 antitank, 4 grandahedhës, rreth 86 751 fishekë, 229 kallëpe tritol.
Vetëm vlera totale e drogës dhe bimëve të asgjësuara shkon në 50 milionë e 260 mijë euro e hedhur në tregun e shumicës për lëndët narkotike.
Tetë ditë operacionin në Lazarat, ja rezultatet në total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 142 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 10 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 7 armë gjahu.
- janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 86.751 fishekë të llojeve të ndryshme, 229 kallëpë tritol, 137 granata dhe një arkë me granata, 43 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 97.3 m fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 22 automjete të tjera.
- janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
- janë sekuestruar 15 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 1 pajisje për vakum ajri.
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë
- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 529 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 21 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
Ora 15:45 Vijon aksioni i policisë në Lazarat, zbulohet drogë çokollatë
Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme kanë vijuar veprimet në terren, për kontrollin e territorit, gjetjen e asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, të sasive të narkotikëve, të sendeve të tjera të kundraligjshme si armë, municione etj., si dhe fiksimin e provave materiale, ku deri në këto momente:
- është ushtruar kontroll në territoret e mbi 91 banesave dhe ambienteve të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.
- janë gjetur dhe asgjesuar rreth 2 ton 636.955 kg marijuanë dhe rreth 19.167 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
- 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë
- 3 kg farë kanabis sativa
- janë sekuestruar 37 armë zjarri automatikë e pushkë,
- janë sekuestruar 2 pistoleta,
- janë sekuestruar 2 granthedhës, 1 antitank, 1 mitroloz i lehtë,
- 3 armë gjahu,
- Janë sekuestruar gjithashtu dhe 12 armë të djegura si: 1 granatëhedhës, 2 mitroloz, 8 automatikë, 1 pushkë,
- janë gjetur gjithashtu 13.854 fishekë të llojeve të ndryshme, 87 granata, 162 kallëpë tritol, 26 predha granatëhedhësi, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 57.3 m fitil zjarrpërcjellës, 152 krëhra fishekësh,
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 9 automjete
- janë sekuestruar 11 targa automjetesh
- janë sekuestruar 6 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabis
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri
Kryerja e kontrolleve nga forcat e policisë dhe e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim.
Policia: Vetëm sot zbulohen e asgjësohen 1.5 ton marijuanë dhe 14.697 bimë lëndë narkotike
Ora 13:40 Gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Policisë së Shtetit, kanë vijuar veprimet në terren, për kontrollin e territorit ku gjatë kontrollit të ushtruar në 59 banesa dhe ambiente janë zubular dhe asgjësuar rreth 1.5 ton marijuanë si dhe 14.697 bimë lëndë narkotike.
Veç drogës, e madhe ka qenë edhe sasia e armëve të zbuluara dhe sekuestruara ditën e sotme. Kështu vetëm sot janë zbuluar 34 armë zjarri automatikë, 2 pistoleta, 1 antitank dhe mbi 13 mijë fishekë.
Deri në këto momente gjatë ditës së sotme janë zbuluar:
- është ushtruar kontroll në territoret e mbi 59 banesave dhe ambienteve të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.
- janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1 ton 459.955 kg marijuanë dhe rreth 14.697 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
- 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë
- 3 kg farë kanabis sativa
- janë sekuestruar 34 armë zjarri automatikë e pushkë,
- janë sekuestruar 2 pistoleta,
- janë sekuestruar 2 granthedhës, 1 antitank,
- 3 armë gjahu,
- Janë sekeustruar gjithashtu dhe 10 armë të djegura si: 1 grantëhedhës, 2 mitroloz, 6 automatikë, 1 pushkë
- janë gjetur gjithashtu 13.432 fishekë të llojeve të ndryshme, 87 granata, 162 kallëpë tritol, 26 predha granatëhedhësi, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 57.3 m fitil zjarrpërcjellës, 152 krëhra fishekësh
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 7 automjete
- janë sekuestruar 2 targa automjetesh
- janë sekuestruar 6 pajisje presuese droge
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri
Ndërkaq kryerja e kontrolleve nga forcat e policisë dhe e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim.
Zbulohet tjetër arsenal armësh
Ora 11:30 Në kontrollet e vazhdueshme që policia po kryen në territorin e Lazaratit, ditën e sotme policia ka zbuluar një tjetër arsenal armësh të rënda në bunkerin e një banese të braktisur. Gjatë kontrollit të ushtruar, janë zbuluar dhe sekuestruar 7 armë zjarri automatikë, 3 mitralozë si dhe një antitank.
Gjithashtu krahas armëve, grupi hetimor ka gjetur edhe 85 kg kanabis sativa, ndërsa janë gjetur të djegura edhe sasi bimësh narkotike. Mësohet se banesa është gjetur e braktisur nga banorët ndërsa po punohet për të zbuluar identitetin e tyre.