“Rrënjët e Lazaratit kanë qenë në Qeveri” i është përgjigjur Rama pyetjes së një nga të pranishmëve në Forum “Se si është e mundur që Lazarati u la me vite të njolloste me turp Shqipërinë.”
Pyetjet dhe përgjigjet e dhëna gjatë Forumit Ekonomik “Tako Shqipërinë në Deutsche Bank” që zhvillohet në Gjermani, Rama i ka publikuar në formën e statuseve në rrjetin social Twitter.
Lazarat, Rama:Aksioni nga presioni i PD? Po a ishin 8 vjet në pushtet?
Operacioni antikanabis i Policisë së Shtetit në Lazarat ka marrë vlerësimin makismal të kryeministrit Rama. Sipas tij ky aksion poi ngre kokën lart Shqipërisë në Europë. Përmes disa statuseve në rrjetin social Tuitter, kreu i qeverisë kërkon mbështetje për çdo polic të angazhuar në këtë operacion për fshirjen e Lazaratit nga “harta europiane e drogës”
Kryeministri nuk lë pa ironizuar deklaratat e Partisë Demokratike se operacioni është fryt i presionit të ushtruar nga opozita për trafikun e drogës. “Po a ishin 8 vjet në pushtet para se të bëheshin SHQUP”, shkruan Rama .
Pyetj:Si mundet Lazarati u la me vite te njolloste me turp Shqiperine?Pergj:Sepse rrenjet e Lazaratit qene ne qeveri!
— Edi Rama (@ediramaal)
Pyetj:Kur do perfundoje operacioni ne Lazarat?Pergj:Kur te jete vendosur plotesisht sundimi i ligjit
— Edi Rama (@ediramaal)
S'di a duhet qare a qeshur me Shqupin qe thot operacioni eshte fryt i presionit te PD!Po a ishin 8vjet ne pushtet para se te beheshin Shqup?
— Edi Rama (@ediramaal)
Mbeshtesni moralisht me nje like apo retweet çdo polic te angazhuar ne operacionin e munguar prej 20 vjetesh dhe beni hashtag
— Edi Rama (@ediramaal)
Policia e Shtetit po i ngre koken lart Shqiperise ne Europe me operacionin per fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e droges!
— Edi Rama (@ediramaal)
Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)