LAZARAT - Të mbahen të rrethuar deri në momentin kur presioni psikologjik të përçajë dhe detyrojë vetëdorëzimin e personave të konsideruar si tejet të rreikshëm dhe të identifikuar se qëllojnë me armë ndaj policisë. Ky është plani i 1000 forcave të policisë që kanë rrethuar prej 4 ditësh Lazaratin dhe qëndrojnë në pritje të një urdhëri për të ndërhyrë në fshat. Vonesa e këtij vendimi vjen deri në marrjen e garancive dhe krijimin e kushteve për të minimizuar dëmet në njerëz gjatë ndërhyrjes policore.
....
Aksioni i policisë së Shtetit në ditën ë katërt brenda fshatit të Lazaratit ka hasur sërish rezistencën e armatosur të grupeve kriminale të trafikantëve. Në ditën e katërt të aksionit policor mbi Lazarat burimet raportuan se Altin Shurdhi dhe 12 të tjerë qëllojnë mbi efektivet e policisë. Sipas të njëjtit burim, snajperisti që qëllon është identifikuar si Neli Çela, dhe se është pjese e grupit te Altin Shurdhit. Burime nga policia bëjnë të ditur për A1 REPORT se trafikantët qëllojnë nga banesa e Altin Shurdhit.
Çela për A1 REPORT: Nuk kam qëlluar unë, jam gabimisht në listën e trafikantëve
Hysni Çela, i njohur në Lazarat si Neli Çela në një intervistë për A1 REPORT thotë se nuk është pjesë e trafikantëve që qëllojnë ndaj policisë, edhe pse emri i tij është në listën e të kërkuarve nga policia. Nga Granica e Gjirokastrës Çela tha për gazetaren e A1 REPORT Jerola Ziaj se ka vite qe nuk shkon në Lazarat për shkak se është i survejuar nga policia, por nuk sqaron arsyet se përse ndodhet në survejim. Ai thotë se emri i tij është gabimisht në listën që polcia disponon me emrat e personave të dyshuar që kanë qëlluar me armë kundër uniformave blu.
/Shqiptarja.com

FOTO/Aksioni i policisë dhe asgjesimi i lëndës narkotike
Ekskluzive/ Ja aksioni i policisë brenda në fshatin e Lazaratit