Lazarat,sekuestrohen 3 t marijuanë
Policia: Do vijojmë kontrollet 

Lazarat,sekuestrohen 3 t marijuanë<br />Policia: Do vijojmë kontrollet 
LAZARAT – Rreth 3 ton marijuanë dhe 88 kallëpe tritoli janë gjetur gjatë aksionit në Lazarat që vijon tashmë prej 20 ditësh.
 
Si rezultat i kontrolleve të të gjithë territorit në Lazarat policia në lagjen Gjoka ka zbuluar sasi të madhe droge të presuar, tritol e municione luftarake të groposura në gropat që shërbenin për kultivim të kanabisit në bahçen e shtetasit K. Buzheri nga fshati Lazarat, i cili është shpallur në kërkim. Gjatë ditës së sotme policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në 7 banesa dhe një sëre territoresh në fshatin Lazarat.

Mësohet se gjithashtu po sot është zbuluar dhe asgjësuar një sasi shumë e madhe mariuane e fshehur në një cisternë metalike që shërbente për transport uji.
Policia bën të ditur se pas sasive të mëdha të drogës, të armëve të zjarrit e sendeve të tjera të kundraligjshme ,si dhe mënyra e fshehjes së tyre, bën të domosdoshme vazhdimin e operacionit edhe në ditët në vijim.

Gjatë ditës së sotme nga kontrollet e ushtruara është bërë i mundur sekuestrimi I 2 tonë e 950 kilogramë mariuanë,  1 armë zjarri pushkë model 63, 88 kallëpe tritoli,  3 bidonë të mëdhenj të mbushur me fishekë mitrolozi të rëndë të lehtë dhe kallashnikovi, 3080 Fishekë model 56,  12 Krehëra fishekësh, 1 makineri për presim të lëndës narkotike dhe 2 makineri për lojëra fati.
 
Gjithashtu në vijim të operacionit  në orët e para të mëngjesit nga forcat e policisë , në Lazarat,  u zbulua një banesë ku në bodrumin e saj kishte  9 fuçi plastike të mbushura me marijuanë  në formë boçeje gjithsej  383 kg.

Gjithashtu në të njëjtën banesë u sekuestruan edhe dy makineri të lojërave të fatit. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës A. Proko.
 
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat