LAZARAT - Pas Gate Mahmutaj dhe djalit Vandamit, tashmë në pranga të policisë, ka rënë edhe bashkëshortja e tij, Natasha Mahmutaj si dhe kunata e tij Marjana Mahmutaj. Policia e shtetit në një deklaratë për mediat, pas sulmit të dhunshëm ndaj oficerëve të policisë ditën e djeshme në Lazarat, theksoi se në mesin e 9 personave të arrestuar, të akuzuar për sulme, është edhe bashkëshortja e Gates si dhe kunata e tij.
Sipas policisë, Natasha, së bashku me kunatën dhe 6 persona të tjerë kanë nxitur dhe sulmuar bashkë me nxënësit e shkollës “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, oficerët e policisë, me mjete të forta, ku këta të fundit mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shtetit ka nënvizuar se bashkëshortja e Gates është autore edhe sulmeve me armë ndaj RENEA-s në vitin 1998, githashtu edhe sulmeve në aksionin e qershorit të këtij viti.
Ndërkaq një tjetër person ka rënë në pranga pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë gjatë kontrollit në pikën e kontrollit të ngritur në Kordhocë.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datën 08.10.2014 në qendër të fshatit Lazarat ku një grup nxënësish dhe disa banorë të fshatit Lazarat kanë sulmuar me sende të forta punonjësit e policisë që kryenin shërbim në këtë fshat, pas veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
/Shqiptarja.com

VIDEO