Lazarat, "Task Force" gatitet
të hyjë në fshatin e hashashit

Lazarat, të hyjë në fshatin e hashashit">
TIRANË - Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë sot për “A1Report!” se shumë shpejt, mundet që javën e ardhshme, të nisin arrestimet e para në qytezën e konsideruar si “republika e hashashit” në Shqipëri, në fshatin Lazarat.

Ky vendim është marrë nga një “Task Force” e krijuar ndërmjet Prokurorisë e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë si dhe të “Guardia di Finanza” të Italisë, që mbështet Policinë shqiptare në luftën kundër prodhimit dhe tregtimit të bimëve narkotike.

Ishte pikërisht “Guardia di Finanza” që 2 muaj më parë do të deklaronte në Tiranë se “xhiroja vjetore e hashashit të prodhuar e tregtuar nga Lazarati arrin në 4.5 miliardë euro - shifër kjo e përafërt më gjysmën e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë.

“Task Force” e ngritur për të goditur kultivimin dhe tregtimit e hashashit nga Lazarati tashmë ka një dosje me të dhëna të plota, ku përfshihen: Pamje filmike, fotografike, përgjime telefonike e persona të arrestuar në momentet e trafikimeve.
 
Ndër personat që rrezikojnë përballjen me ligjin janë dhe kryepleqtë e fshatrave, kryekomunarët e deri të pronarët e parcelave, punëtorët po dhe drejtues të policisë që kanë favorizuar kultivimin e kësaj bime.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim