Lazarat, thyhet tabuja 20 vjeçare,
teatër për fëmijë nga Kiço Londo 

Lazarat, thyhet tabuja 20 vjeçare,<br />teatër për fëmijë nga Kiço Londo 
LAZARAT - Këta fëmijë lazaratas po qeshin, janë bashkë sepse dëshira për artin i ka thyer tabunë që i përndjek dhe i ka kthyer për disa çaste të barabartë me të tjerët.
 
Teksa kanë shijuar pjesë nga kjo shfaqje që rastësia ua solli në derë përmes ideatorit Kiço Londo. Teatri shëtitës ka zbritur atje ku askush nuk e mendon, në Lazarat, duke thyer qetësinë 20 vjeçare, e duke sjellë disa minuta art përmes komedisë.
 
“Shkuam me biletën e dashurisë edhe të fjalës së mirë, dhamë dashuri dhe fjalë të mira, morëm dashuri dhe shumë buzëqeshje.” shprehet regjisori Kiço Londo.
 
Edhe pse Lazarati konsiderohet si një nga zonat e kultivimit të lëndëvë narkotike, Londo thotë se vështirësia për të hyrë në këtë zonë është vetëm një legjendë urbane.
 
“Nuk hymë në Lazarat, ne shkuam në Lazarat. Shkuam fare normalisht. Shijuam mikpritjen e Lazaratit, të drejtuesve të Komunës, të shkollës, të mësuesve dhe veçanërisht të nxënësve të klasës së parë deri në klasë të gjashtë. Ishte një shfaqje e plotë me të gjithë komponentët e saj. Nuk mungoi gjë si në një skenë të mirëfilltë. Na bëri përshtypje dëshira me të cilën ata hynë në teatër.” tha Kiço Londo.

femijet lazarat
(Në foto fëmijët lazarats gjatë shfaqjes së teatrit) 

Londo guxon kur thotë se nuk merr fund me këtë shfaqje. Ai ka të tjera projekte, sërish në Lazarat.
 
“Unë ju siguroj se ne do të shkojmë në Lazarat, edhe me shfaqje për të rritur.” theksoi Londo
 
Kjo iniciativë vjen në kuadër të planit social të qeverisë për të ndihmuar fëmijët e Lazaratit, i cili drejtohet nga artistja e skenës dhe e ekranit, si dhe deputete e Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim