Nga të dhënat e para mësohet se është hedhur nga jashtë portës në oborr një kallëp tritoli me fitil të ndezur.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të pjesëshme të llamarinës së portës së jashte të oborrit.
Nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar dhe nuk as dëme materiale në banesë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ky është rasti i dytë i shpërthimeve në tritol në fshatin Lazarat, teksa më herët objekt sulmi ka qenë një shtyllë elektrike.
Në të njëjtën kohë gjatë kësaj jave në Lazarat është qëlluar me armë automatiku edhe një postobllok policie, ndërsa nga ana e policisë janë sekuestruar rreth 12 kilogramë lëndë plasëse e e llojit tritol.
Hysen Bejko: 4 ditë më parë kam gjetur tritol para banesës
Burime për A1 report bëjnë me dije se babai i Roland Bejkos, Hysen Bejko u ka deklaruar efektivëve të policisë se edhe 4 ditë më parë ka gjetur një sasi tritoli para banesës së tij. Ndërkohë që kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko i kontaktuar nga A1 Report ka deklaruar se nuk i di shkaqet e këtij sulmi ndaj familjarëve të tij.
PD: Sulmi i përsëritur, policia s’merr masa
Partia Demokratike ka reaguar mbrëmjen e sotme për sulmin mbi banesën e Roland Bejkos në Gjirokastër. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat PD thekson se ky është një sulm i përsëritur ndaj kreut të kësaj force në Gjirokastër. Po ashtu PD hedh akuza se me anë të këtyre veprimeve qeveria e ka humbur tërësisht besimin dhe sigurinë tek opinioni publik.
Më poshtë reagimi i plotë i Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon sulmin me eksploziv ndaj banesës së kryetarit të Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Roland Bejko, si një sulm me motiv e prapavijë politike.
Ky është një aggresion i përsëritur ndaj banesës së z.Bejko, dhe policia nuk ka marrë masat e duhura në rastet e mëparshme.
Ky sulm mbi baza politike, bëhet edhe më i rëndë kur ndodh në kohën që kryeministri viziton Gjirokastrën.
Dhuna ndaj përfaqësuesve dhe zyrave të Partisë Demokratike po shtohet teksa po afrojnë zgjedhjet.
Partia Demokratike i kërkon qeverisë të distancohet nga këto akte dhe të ndalojë frymëzimin e agresionit ndaj opozitës.
Ne e dimë se këto janë shenjat e agonisë së një pushteti arbitrar që ka humbur besimin e popullit, por asgjë nuk e justifikon goditjen e kundërshtarit.
Partia Demokratike dhe demokratët janë sot më të fortë se kurrë dhe bashkë me qytetarët do tia dalim të largojmë oligarkinë që po sundon me dhunë.
Redaksia Online
(a.h./shqiptarja.com)