LAZARAT - Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një arsenal armësh në Lazarat. Gjatë operacionit të Specialistëve të krimeve të Rënda dhe FNSH u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granata hedhës, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 4 granata, dhe 7 mijë fishekë.
Mësohet se armët u gjetën të fshehura në dyshemenë e një banese të vjetër, në lagjen Depo e Ujit në fshatin Lazarat.
Pikërisht në këtë zonë ishte i përqendruar edhe sulmi me armë ndaj policisë ditët e para të operacionit anti-kanabis ne Lazarat.

Arsenali i armeve u zbulua si rezultat i rikontrollit të territorit në këtë Komunë, nga Strukturat e Drejtorisë se Policisë së Qarkut Gjirokastër, Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe nga FNSH.
Armët do dërgohen ne Laboratorin kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO