Një magazinë e rafinuar për prodhimin e lëndës narkotike kanabis është sekuestruar nga policia  në hyrje të Lazaratiti në vendin e quajtur Kordhoc.Blutë e gjirokastrës kanë bërë të mundur kapjen e rreth  100 kg kanabis në magazinën që kishte një kapacitet prodhimi 1000 rrënjë.
 
 Pas nëj pune intensive është bërë i mundur identifikimi i pronarit të magazinës i cili eshte  shpallur në kërkim. Burime nga policia bejne me dije se një person i cili është punonjës pranë OSHEE ishte bashkepunetore me pronarin dhe disa te tjere sidomos me ndihmen per lidhjen e energjisë dhe sigurimin e sistemit për prodhimin e drogës.
 
Burime për Shqiptarja. com bëjnë me dije se magazina ishte me pajisje moderne me sistem ajrimi dhe e rafinuar për prodhimin e lëndës narkotike e cila dyshohej se mund të hynte në treg për 45 ditë.
 
gjirokaster magazina hashashit

gjirokaster magazina hashashit

gjirokaster

Redaksia online
(Shqiptarja.com)