Gjatë aksionit të policisë ditën e sotme mësohet se janë sekuestruar 2 mitrolozë të lehtë, 5 kallashnikovë, 3 pushke, 30 granta difensive, 3 kuti me ndezës të granatave, 4720 fishekë, një top me fitil, dhe katër krehra fishekësh.
Policia njofton se në vijim të operacionit antikanabis në Lazarat, janë kontrolluar 9 banesa e një sërë territoresh të tjera.
Ndërkaq, gjatë paradites së sotme është arrestuar edhe një person i shpallur më parë në kërkim “për prodhim e shitje të narkotikëve”, dhe “Mbajtje pa leje të municioneve”.
Lazarat, pranga 44-vjeçarit të kërkuar, iu gjetën 1.2 ton kanabis
Vijon operacioni antikanabis në Lazarat. Në ditën e tij të 19, forcat e policisë kanë arrestuar një tjetër person, të shpallur në kërkim nga policia.
Në pranga ka rënë Vladimir Brahimi, 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu zbuluan dhe sekuestruan 1 ton e 233 kg kanabis sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme municionesh, mes të cilave 650 fishekë, 20 kapsolla detonatore dhe një mbushëse granathedhëse.
Ndalimi dhe arrestimi i 44 vjeçarit u bë për vepra penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”, dhe “Prodhim e mbajtie pa leje të armëve e municioneve.” Kështu numri i personave të arrestuar nga policia gjatë superaksionit antikanabis në Lazarat, shkon tashmë në 39.
Ndërkohë ditën e djeshme policia arrestoi Pertef Brahimin, i dyshuar si pjesëtar i “grupit të zjarrit” që qëlluan ndaj policisë në aksionin e Lazaratit, ndërsa iu gjetën dhe sekuestruan në tavanin e banesës iu gjet 1 ton marijuanë.
Në këto ditë të aksionit të policisë në Lazarat janë asgjësuar 133.567 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe janë kapur 65 ton e 86.937 kg kanabis sativa.
Gjithashtu janë gjetur edhe 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 4.395 kg farë kanabis sativa dhe rreth 16.8 litër vaj hashashi. Ndërkaq janë gjetur 410 armë zjarri automatike, 27 pistoleta, 2 snajper, 36 mitralozë të llojeve të ndryshme, 4 mortaja dhe 6 granathedhëse.