Lazaratasit breshëri armësh
kur merr aksion policia

Lazaratasit breshëri armësh<br />kur merr aksion policia
Pasuria mbrohet me armë. Edhe pse është e jashtëligjshme kultivimi i bimës narkotike, lazaratësit e mbrojnë me armë aktivitetin e tyre në momentin që kanë sinjale që policia tenton të hyjë në fashat. Edhe kjo nuk ndodh një herë në aq por shumë shpesh. Kështu kur lazot kanë informacion, që sigurisht informohen që nga dekonspiruesit e operacionit për të hyrë në fshat, ata fillojnë breshërinë e armëve nga i pari e me radhë deri tek i fundit (me radhë siç ata kanë rregullin e tyre). Kjo i step punonjësit e policisë për tu kthyer prapa sërisht.

Të gjithë banorët që kultivojnë bimë narkotike në fshatin Lazarat janë të armatosur, në katër pikat më të larta janë vendosur 4 mitrolozë 12.7 si dhe në disa pika të tjera mitrolozë të lehtë. Në çdo parcela ka nga dy deri në tre persona të armatosur që bëjnë roje natën. Çdo lëvizje e dyshimtë ata hapin zjarr duke sinjalizuar edhe të tjetrët brenda disa minutave Lazaratin e ke zjarr nga krismat e armëve. Mësojmë se janë të paisur me mjete logjistike moderne, kamera dylbi, radoi police gjithçka u duhet për të siguruar ruajtien e sigurt të investimit të tyre.

Plumbat e lëshuar nga armët e të gjitha llojeve janë bërë problem serioz për jetën e banorëve të lagjeve Zinxhira e Manalat të qytetit Gjirokastër, pasi para disa ditësh pas një lajmi të përhapur se do ndërhynte policia këta shtetas por edhe të rinj të tjerë  të inkriminuar nga fshati Lazarat kanë qëlluar me të gjitha llojet e armëve duke plagosur një vajzë nga lagjia Zinxhira.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim