SEKUESTRIMI I DROGËS
Droga sekuestrua rreth orës 00: 20 në një automjet tip Reno pa targa me xhama të zinj e cila udhëtonte në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Policia u vu në ndjekje të makinës, pas informacioneve paraprake. Drejtuesi i automjetit sapo ka parë që ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë por në afërsi të vendit të quajtur NSHN, automjeti është fikur, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kishin mbushur rrugët me ujë. Kjo ka bërë që uji të hynte në makinë dhe të fikej motori.
MAKINA U FIK PASI U MBUSH ME UJE
Droga sekuestrua rreth orës 00: 20 në një automjet tip Reno pa targa me xhama të zinj e cila udhëtonte në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Policia është vënë në ndjekje të makinës që udhëtonte me shpejtësi. Drejtuesi i automjetit sapo ka parë që ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë por në afërsi të vendit të quajtur NSHN, automjeti është fikur, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kishin mbushur rrugët me ujë. Kjo ka bërë që uji të hynte në makinë dhe të fikej motori.
LAZARATASI NE KERKIM
Sipas policisë personi i cili transportonte drogën ishte nga fshati Lazarat me inicialet KS. Drejtuesi i mjetit, braktisi automjetin dhe u largua me shpjetësi në drejtim të shtratit të lumit Drino duke përfituar nga errësira dhe shiu shumë i rrëmbyeshëm.
Në ndjekje të drejtuesit të automjetit janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër por kapja e tij ka qenë e pamundur pasi shiu i rrëmbyeshëm, terreni mjaft i veshtire dhe erresira ka bërë që autori të largohej. Sipas policisë, personi i shpallur në kërkim është person me precedent penal në fushën e trafikut narkotik. Në këtë operacion mendohet të jenë përfshirë edhe dy persona të tjerë .
DROGA NE BAGAZH
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga kqyrja që iu bë automjetit tip Reno pa targa dhe me xhama të lyer me bojë të zezë rezultoi se drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve te pasme . Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 32 pako të mëdha me peshë 5.2 kilogramë secila dhe 25 pako me peshë 1.2 kilogramë secila . Pakot ishin të mbështjella me letër natriban , ku çdo pako kishte nga një + të shkruar me bojë të verdhë, gjithësej 196.4 kg Mariuanë.
DIGJET MAKINA E AGJENTIT TE ANTIDROGES
Tre orë më vonë, sipas policisë "rreth orës 03.30" , në afërsi të tregut në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër , ka marrë flakë në pjesën e pasme automjeti tip BMV me targa të rregullta AA 571 CV në pronësi të një prej Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Korrespondenti i tv A1 Report Piro Nase informon se makina e djegur ishte në zonën e ish Ndërmarrjes së Ndërtimit rreth 1 km larg Lazaratit. Agjenti, i cili kishte në pronësi makinën, mendohet se ka qenë pjesë e operacionit antidrogë në aksin Kordhocë- Gjirokastër. Dhe mendohet se zjarrvënësit, janë personat e dëmtuar nga trafikimi i dështuar i lëndës narkotike e cila u kap në tentativë për t’u trafikuar drejt kryeqytetit.
Policia thotë se makina e djegur është në pronësi të Shpëtim Kripës. Me ndërhyrjen e mënjëhershme të repartit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e flakëve, ndërkohë që gjysma e automjetit u dogj.
"Në vendngjarje grupi hetimor kreu veprimet paraprake dhe po vijon puna, pasi mendohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për shkak të detyrës, po nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë shkëndie elektrike."- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
OPERACIONET E DROGES
Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një sërë operacionesh për sekuestrim e drogës që del nga Lazarati me destinacion kryesisht Italinë dhe Greqinë. Sasia më e madhe e drogës është ajo e kapur më 20 tetor kur u sekuestruan 3. 7 ton drogë. Operacionet antidroge te dy muajve te fundit nga policia e Gjirokastres jane ne kete shkrim të shoqëruara me linqet përkatëse.
(Redaksia online)
(pn/sg/shqiptarja.com)