Lazaratasit “rrahin” policinë
Nuk munden as në futboll

Lazaratasit “rrahin” policinë<br />Nuk munden as në futboll
GJIROKASTER- Lazaratasit dhe Policia kanë zgjedhur fushën e blertë për t'u përballur me njëri-tjetrin me një ndeshje futbolli. Rezultati i ka buzëqeshur lazaratasve në shifrat 2 me1, ndërsa më shumë se sa rezultati rëndësi për organizatorët ka patur raporti polici komunitet.
 
E nëse prej kohësh Lazarati shihet si një territor ku policia nuk mund të ndërhyjë, nëpërmjet pushtetit lokal dhe policisë janë bërë disa takime me banorë të zonës për të kërkuar nga këta të fundit të mos mbjellin më hashash.
 
Kryekomunari lazaratas Dasho Aliko, shprehet për “A1 Report”, se takimi i futbollit ndërmerret në kuadër të policimit në komunitet dhe sipas tij, është tregues se shteti shqiptar është i të gjithëve dhe Lazarati, është pjesë e shtetit shqiptar.

“Ne vendosem për të hequr zërat e këqij, që policia e shtetit dhe policia e drejtorisë së Gjirokastrës nuk është prezent në territorin e komunës të Lazaratit. Kjo tregon policia në komunitet dhe komuniteti në bashkëpunim me policinë. Është një takim miqësor për t’i treguar opinionit publik mbarë kombëtar që shteti shqiptar është i të gjithëve dhe Lazarati është i shtetit shqiptar”, tha Dasho Aliko.
 
Por paçka këtij takimi, ende shumë punë mbetet për t’u bërë në prezencën e policisë në fshatin ku çdo ditë eksportohet drogë, pasi dhe për ndeshjen e futbollit është përzgjedhur një fushë asnjanëse jashtë Lazaratit.
 
Ndonëse takimi i futbollit kishte simbolikën e vet, sërish nga Lazarati, hashashi del për trafikim në destinacione të ndryshme. Policia e Gjirokastrës, javën e fundit, ka sekuestruar mbi gjysmë toni hashash, i cili kishte origjinën nga fshati rebel.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS