"Lazarati 2", avokatët bllokojnë
procesin, s'paraqiten në gjykatëArkivë/Të gjitha lajmet për 'Lazarati 2'

procesin, s'paraqiten në gjykatëArkivë/Të gjitha lajmet për 'Lazarati 2'">
Avokatët bëhen pengesë në përfundimin e gjykimit për të konsideruan procesi “Lazarati 2” ndaj 11 të pandehurve që akuzohen për vrasjen e policit të forcave speciale Ibrahim Basha, armëmbajtje pa leje e kultivim narkotikësh.
 
Të pandehurit mes tyre dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko u arrestuan në qershor 2015 dhe sipas hetimeve ata rezultuan se ishin organizatorët e këtij grupi kriminal.
 
Pretenca e Prokurorit Ervin Kondili është shtyrë deri më tani 3 herë rradhazi pasi në seancë nuk paraqiten avokatët e të pandehurve.
 
Gjyqtari Luan Hasnezinri caktoi datën 8 mars për seancën ku do të zhvillohet pretence, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se ndër dënimet që do të kërkohen për të pandehurit është dhe ai me burg përjetë.

lazarati 2 ne gjykate
  (Të pandehurit në sallën e gjyqit)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës