5 persona të shpallur në kërkim gjatë operacionit antikanabis “Qershor 2014”,  janë kapur dhe ndaluar në banesat e tyre në Lazarat. Operacioni i koduar “ Vjeshta” ka bërë të mundur kapjen në orët e para të mëngjesit të :

Avdul Asan Avduli, 57 vjeç, masë sigurie "Arrest në burg"për  "Prodhim e shitje të narkotikëve"; 

Teno Levzat  Buci, 76 vjeç, me masë sigurie " Arrest në burg"  për veprën penale  "Prodhim e shitje të narkotikëve".

Sigurim Sejdi Mahmutaj, 68 vjeç, me masë sigurie "Arrest në burg" për  "Prodhim e shitje të narkotikëve".

Ylli Mehmet  Gërveshi, 68 vjeç,me masë sigurie "Arrest në burg" për "Kultivim të bimëve narkotike".

Zaim Ramadan Basha,  53 vjeç i dënuar me 5 vite burg  për aksident rrugor, sot Zaimit ju gjet dhe një sasi lënde narkotike në  banesë.

Operacioni “vjeshta” u krye nga Sektori  kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e policisë Gjirokastër.

 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)