Lazarati 2014, Gatja e Vandami
 përfitojnë gjykim të shkurtua

Lazarati 2014, Gatja e Vandami<br /> përfitojnë gjykim të shkurtua
TIRANË - Gate Mahmutaj së bashku me 9 të pandehur të tjerë të arrestuar për kultivim narkotikësh dhe kundërshtim me armë të policisë në operacioin “Lazarati 2014” përfitojnë gjykim të shkurtuar.

Është ky vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas kërkesës së të pandehurve për zgjidhjen e cështjes në gjëndjen që janë aktet e akuzës pa kryer hetime të mëtejshme.

Përfituesit e gjykimit të shkruatuar
Mes personave që në rast se dënohen do të përfitojnë uljen e dënimit me 1/3 janë Razip Gate Mahmutaj, djali i tij Vandam Mahmutaj, Arjan Basha, Ramadan Basha, Altea Haska, Engliend Aliko, Matias Boci, Klajdi Karemani, Lorenc Bregu (Cobaj) e Drini Aliko.

Në këtë listë që përfitojnë gjykim të shkurtuar mungon Arbjon Aliko i arrestuar vetëm pak kohë më parë për akuzat e 2014-ës dhe ato të Lazarati 2015 ku ai dyshohet se vrau efektivin e Reneaas Ibrahim Basha.  Aliko mungon pasi ai së bashku me të pandehurit  Gurgaz Skenderi, Enrik Skenderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi nuk kanë bërë një kërkes të tillë.

Por çfarë ndodh tani me dosjen “Lazarati 2014”
Ky proces nisi më 8 korrik të këtij viti me 16 të pandehur. Për Flroian Shurdhin Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq duke transferuar gjykimin për kompetencë të akuzës së Gjirokastrës. 

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar Gjykata e Krimeve të Rënda do të ndajë këtë dosje në dy procese të vecuara një me 10 të pandehur e një me 5.

Te pandehurit qe perfituan gjykim te shkurtuar
Gate Mahmutaj
Arjan Basha
Ramadan Basha
Altea Haska
Engliend Aliko
Matias Boci
Vandam Mahmutaj
Klajdi Karemani
Lorenc Bregu (Cobaj)
Drini Aliko 

“Lazarat 2014” përfshin 16 të akuzuar, të cilët kundërshtuan me armë policinë në operacionin masiv antikanabis të vitit të kaluar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel