Lazarati 2014/ Sulmoi me armë
policinë, arrestohet i kërkuari

Lazarati 2014/ Sulmoi me armë<br />policinë, arrestohet i kërkuari
Një person i shpallur në kërkim për sulm me armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit antidrogë në qershor të 2014-ës në Lazarat, është arrestuar.
 
Sipas policisë, 48 vjeçari Alfred Proko nga Lazarati dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë gjatë aksionit të qershorit 2014, ku humbi jetën edhe efektivi i Reneas Ibrahim Basha. Ndaj tij rëndojnë disa vepra penale.
 
Pas ndalimit për të është lëshuar urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën ‘’arrest me burg’’ për veprat penale ‘’vrasje e punonjësve te policisë në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’’. Gjithashtu ndaj Alfred Prokos, Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurmit “arrest me burg” për veprën penale të “ prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Kjo masë është vendosur pasi në banesën e tij gjatë operacionit antidrogë në qershor 2014, janë gjetur 9 fuçi të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Alfred Proko
(I arrestuari Alfred Proko, qëlloi me armë drejt policisë në operacionin e Lazaratit 2014)
 
Gjirokastër, arrestohet 39-vjeçari i dënuar me 15 vite e 10 muaj burg për trafik droge

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 39-vjeçarin Odhise Dede i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit dhe Pogradecit për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Për të njëjtën vepër penale Gjykata e Pogradecit ka dënuar Odhise Dede me 11 vite burg ndërsa Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vite e 10 muaj burg.

Arrestimi i 39-vjeçarit u bë në Gjirokastër vend në të cilin banonte prej disa kohësh.
 


Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)