A1 Report ka fituar betejën në Youtube duke pasur 183.000 shikues në të gjitha videot e hedhura për aksionin Lazarat. A1 Report qëndron në krye të kësaj “beteje” edhe për shikuesit e një vedoje të vetme duke kapur shifrën e 53.000 klikimeve vetëm në njërën prej tyre.
Në vend të dytë vjen Top-Channel me rreth 73.000 shikues në total për videot e hedhura për Lazaratin, ndërsa videoja më e mirë e saj ka marrë 23.000 klikime.
Në vend të tretë por me goxha diferencë nga dy vendet e para vjen portali i News24 me rreth 27.000 shikues në total për videot e Lazarati dhe videoja më e shikuar e tyre ka 12.000 klikime.
E fundit renditet Ora News me 17.000 shikues në total, ndërsa vidoja e tyre më e shikuar ka 7.200 klikime.
Nga shifrat shikohet qartë se në momentin e matjes A1 Report qëndron mbi mediat e tjera. Shifrat e mësipërme janë deri në momenti që është bërë kjo matje dhe me një marzh të ulët gabimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)